Gjerësia e ijëve ndikon se sa do të jetoni

  • 13 June 2019 - 11:02
Gjerësia e ijëve ndikon se sa do të jetoni

Gjerësia e ijëve ndikon sa do të jetoni, pohojnë ekspertët. Sipas mendimit të tyre, ijët e gjera shkurtojnë jetën, madje edhe nëse nuk keni ndonjë kilogram shtesë dhe indeksi i masës trupore është në kufijtë e normales. Rezultatet e studimit, ku kishin marrë pjesë më shumë se 600.000 njerëz në klinikën "Mayo", kanë treguar se njerëzit që kishin ijë të gjera mesatarisht jetojnë më pak se personat me ijë të ngushta. Këta persona, pra me ijë të gjera, më shpesh preken nga sëmundjet e zemrës, kanë probleme të shpeshta me frymëmarrje, si dhe janë më të ekspozuar se do të preken nga kanceri. Po ashtu, shkalla e vdekjes te meshkujt ishte dyfish më e madhe, gjerësia e të cilëve ishte më e gjerë se 109 centimetra në krahasim me ata persona, masat e të cilëve nuk kalojnë 89 centimetra. Kur e gjithë kjo të përkthehet në shifra, shkencëtarët pohojnë se forma e gjerë e ijëve prej 109 apo më shumë centimetra te meshkujt më të moshuar se 40-vjeçarë, shkurton jetën për tre vjet! Kur flasim për femrat, forma më e gjerë e ijëve se 94 centimetra për rreth 80 për qind shton rrezikun nga vdekja e hershme. 

(Kosova Sot Online)