Higjena personale, a gaboni edhe ju me këto gjëra personale

  • 16 June 2019 - 21:22
Higjena personale, a gaboni edhe ju me këto gjëra personale

Higjiena personale, për secilin, duhet të jetë me një rëndësi të veçantë. Edhe pse ka të tillë që nuk brengosen për këtë, me rëndësi është ai 'mesi i artë'. Lexoni këshillat nëse edhe ju jeni në dilemë se sa shpesh i bëni gjërat e tilla

NUK ËSHTË MIRË TË LAHENI SHPESH

Dermatologët paralajmërojnë se larja më shumë se herë dy herë në ditë dëmton lëkurën. Larja tepër e shpeshtë me ujë të thjeshtë shkatërron vajrat natyrale në fytyrë, që shërbejnë si mbrojtës.

FLOKËT NUK GUXONI T'I PASTRONI ÇDO DITË!

Femrat, po ashtu edhe meshkujt me flokë të yndyrshëm, janë të prirë që për çdo ditë t'i pastrojnë flokët, në mënyrë që të kenë flokë më të freskët dhe dukje më të pastër. Dermatologët theksojnë se kjo shprehi e dëmshme dobëson flokët dhe kërkon më shumë produkte për kujdes. Shumica e shapove janë të pasura me kemikate që pas një përdorimi të gjatë dëmtojnë flokët dhe nuk janë të dedikuara për larje të përditshme të flokëve.

PREFEROHET PASTRIMI I DHËMBËVE ME PE

Vetëm 30 për qind e njerëzve pastrojnë dhëmbët me pe. Në fakt, me pe mund të largoni të gjitha mbetjet e ushqimit nga vendet ku brusha nuk mund të depërtojë. Peri shërben si mbrojtje nga kariesi dhe gurët, e kështu edhe zvogëlon mundësitë që mishi i dhëmbëve të dëmtohet.

NUK GUXONI T'I SHKULNI QIMET NGA HUNDA!

Që të gjithë kanë qime në hundë, por te dikush janë më të theksuara e te dikush jo. Qimet mund t'i shkurtoni, por kurrsesi t'i shkulni. Nëse i shkulni, shtohet rreziku nga infeksionet, sepse bakteret nga ajri depërtojnë në gjakrrjedhje.

MOS E TEPRONI ME PARFUM!

E njëjta vlen për deodorante, e sidomos për parfume. Nëse e teproni me parfum, jo vetëm se me aromë mund t'i pengoni të tjerët, por edhe vetveten, e kjo nuk është e mirë për lëkurë. Sa më e madhe të jetë sasia e kemikateve në lëkurë, aq më i madh është rreziku për alergji dhe irritim.

DUHET LARGUAR SHKAKUN E AROMËS SË KEQE NGA GOJA

Aroma e keqe e gojës shpeshherë tregon probleme të shumta shëndetësore, për shembull gastriti, dhëmbët e prishur, çrregullim në punën e veshkave, mungesë hidratimi apo sasi e tepërt e proteinave në ushqim. Gjithsesi, duhet t'i lajmëroheni mjekut për t'i përfunduar kontrollet në rast se kjo aromë aspak e këndshme nuk ju kalon.  

(Kosova Sot Online)