Hormonet e stresit promovojnë ndërtimin e memorieve negative

  • 17 June 2019 - 08:59
Hormonet e stresit promovojnë ndërtimin e memorieve negative

Kur një person përjeton një ngjarje tragjike, pse kjo ngjarje mbetet apo 'piqet' në tru, ndërsa që përvojat pozitive veniten nga truri. Kjo në fakt është paksa më e komplikuar se sa që kanë menduar shkencëtarët, e kjo vërtetohet në bazë të studimit të fundit që ishte publikuar në revistën 'Neuroscience' nga Universiteti shtetëror në Arizona, udhëhequr nga Sabrina Segal. Kur njerëzit përjetojnë një ngjarje tragjike, trupi liron dy hormone të mëdha të stresit: 'norepinefrina; dhe 'kortizoli'. Në studimin e saj kishin marrë pjesë 39 femra, të cilat kishin shikuar 144 fotografi. Këto fotografi ishin përdorur nga studiuesit për ta vërejtur shkallën e veprimit emocional, nga veprimi i fortë emocional deri tek ai më i butë. Pas një jave, përvojat negative ishin mbajtur mirë në mend, përderisa ato pozitive ishin venitur pjesërisht.

(Kosova Sot Online)