Kantaroni, bima që shëron pothuajse gjithçka

  • 17 June 2019 - 17:55
Kantaroni, bima që shëron pothuajse gjithçka

Shkaku i efektshmërisë së dobishme, kantarioni, (Hypericum perforatum), vlerësohet shumë në popull përderisa përbërësit e saj shërues njihet tash e dy mileniume. Shkencëtarët antikë kanë thënë se "bima gjatë verës grumbullon rrezet e diellit, në mënyrë që njerëzve t'jua shpërndajë në ditët e vrenjtura". Nga kjo bimë bëhet çaj, lëngje dhe vaj, ndërsa që mjekësia moderne ka arritur që disa përbërës të saj t'i përfshijë në disa kapsula, të cilat ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e disponimit dhe përmirësimin e ekuilibrit emocional. Lulëzon që nga muaji maj e deri në shtator, ndërsa që efektin shërues e arrin në gjysmën e muajit korrik. Rritet nëpër livadhe, pranë pyjeve. Përbërësit shërues gjenden në gjethe dhe në lule dhe ndihmojnë te problemet me mushkëri, veshka, mëlçi, fshikëz, te ngërçet në bark dhe lukth, te droçkat e gjakut.

Bima sidomos është e efektshme në shërimin e urinimit të pakontrolluar. Në mjekësinë popullore përdoret në shërimin e hemorroideve, të ënjturave, shërimin e plagëve, ndryshimet në lëkurë. Po ashtu ndihmon në forcimin e flokëve, si dhe në përmirësimin e qimes që është dëmtuar me rastin e ngjyrosjes së shpeshtë të flokëve. Efekti është më i fortë, nëse e përdorni disa herë, gjysmë orë para larjes së flokëve, flokët lyhen me vajin e bimës. Kantarioni përmban taninë, vaj eterik, ngjyrën e kuqe hipericinë, karotinë dhe flavonoidet heterozidë, që i dhurojnë ngjyrën karaktersitke të verdhë. Po ashtu bima është e pasur me vitamina C. Kantarioni në të kaluarën, por edhe tash përdoret si antidepresiv natyral, dhe se është treguar shumë i efektshëm në shërimin e shumë sëmundjeve psikike, madje edhe traumat. Në Gjermani edhe zyrtarisht është lejuar në përdorimin kundër disa formave të buta të depresionit. Efektin e saj shërues e ka pranuar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

PËRGATITJA E ÇAJIT

Çaji përgatitet në atë mënyrë duke shtuar një lugë kantarion të bluar në 2 dl ujë të vluar, më pas e largoni nga pllaka dhe e lini të pushojë për 10-15 minuta. Konsumohet tri herë në ditë kundër gastritit, të thatit në lukth, verdhëzës, dhimbjeve të kokës, dhimbjeve të veshkave dhe te problemet me ciklin menstrual. PËRGATITJA E VAJIT Vaji përgatitet në dy mënyra, e para, në shishen prej dy litra shtoni sasi të barabartë të gjetheve dhe luleve, por nga maja, shishja për 8 cm duhet të jetë e zbrazët. Më pas shtoni pak kërcell dhe e mbushni me vaj ulliri. Shishja mbyllet dhe ruhet në diell për një vit.

BIMË QË SHËRON 'PROBLEMET E FEMRAVE'

Në mjekësinë popullore dhe atë moderne, kantarioni përdoret te problemet gjinekologjike. Përdoret për femrat që janë në menopauzë, si dhe ndikon kundër baktereve dhe kërpudhave.


(Kosova Sot Online)