Tri erëza për më pak kilogramë

  • 20 qershor 2019 - 14:44
Tri erëza për më pak kilogramë

Kilogramët e paktë apo mbajtja e një peshe reale është dëshirë e të gjithëve. Por, si ta arrijmë këtë në mënyrë krejt natyrale? Këtë mund ta arrini duke përdorur për çdo ditë tri erëza apo duke i përzier në mënyrën e duhur

XHENXHEFILI

Rrënja e kësaj bime pikante përmban vajrat eterike, që nxitin punën e lukthit. Kjo ndikon në shkrirjen e dhjamit dhe sekreton materiet e dëmshme nga organizmi. Enzimat të cilat gjenden në xhenxhefil nxitin tretjen e ushqimit, duke ndikuar në humbjen e kilogramëve dhe ekuilibrin e peshës trupore.

SELINO

Shija specifike e selinos vjen nga sasia e madhe e vajrave eterike me të cilat është e pasur. Kjo bimë është shumë e shëndetshme dhe përshpejton punën e lukthit dhe materiet tjera në organizëm. Selino përmban kalium, i cili është i shkëlqyeshëm në largimin e lëngjeve shtesë prej organizmit.

PIPERI

Ushqimi pikant ndikon në rritjen e temperaturës në organizëm. Këtë edhe ju mund ta ndieni, pasi që porsa të keni ngrënë ushqim pikant ndjeni zjarrin në buzë. Ngrohtësia ndihmon në qarkullimin e gjakut. Pos kësaj, ngrohtësia në trup ndikon në hapjen e poreve, e kjo ndikon në përshpejtimin e shkrirjes së yndyrave.


(Kosova Sot Online)