Alkool rozmarine, aleati më i mirë për të eliminuar përgjithmonë celulitin

  • 21 June 2019 - 15:21
Alkool rozmarine, aleati më i mirë për të eliminuar përgjithmonë celulitin

Alkooli i rozmarinës është një nga aleatët më të mirë kundër celulitit. Ky ndryshim i lëkurës ndodh kur indet e buta ngurtësohen për shkak të problemit të qarkullimit ose sistemit limfatik. Ky problem shkakton formimin e gungave të vogla që zakonisht krijohen kur ka një grumbullim të yndyrës në shtresat më të thella të lëkurës.

Më poshtë sugjerojmë një recetë për të përgatitur alkool rozmarine, një ilaç shumë popullor për trajtimin e celulitit. Rozmarina ka një veprim të fuqishëm anti-inflamator, i cili përmirëson qarkullimin e gjakut, lufton mbajtjen e lëngjeve dhe lehtëson dhimbjen e nyjeve. Për më tepër, një alkaloid që gjendet në të ka vetitë gjallëruese që ndihmojnë në luftimin e celulitit.

Për të përgatitur ilaçin ju duhet: 1 grumbull i degëve të freskëta të rozmarinës, me gjethe dhe lule, 150 ml alkool 96º dhe një kavanoz qelqi.

Vendosni degët e rozmarinës në kavanozin e qelqit, pastaj derdhni alkoolin etilik dhe mbylleni fort. Ruajeni në një vend të errët dhe të thatë dhe lëreni të pushojë për 15 ditë.

Sapo të kalojë koha e caktuar, filtroni ilaçin, i cili menjëherë do të jetë gati për përdorim. Pas lyerjes së lëkurës me alkool rozmarine, bëni masazh për të luftuar mbajtjen e lëngjeve dhe aktivizuar qarkullimin. Pas pak minutash, shpëlajeni me ujë të ftohtë. 

(Kosova Sot Online)