Manaferrat shërojnë aneminë dhe ulin shtypjen e gjaku

  • 22 June 2019 - 08:23
Manaferrat shërojnë aneminë dhe ulin shtypjen e gjaku

Në bazë shëruese, më së shumti përdoret vera nga manaferrat, pasi që është e pasur me vitamina dhe minerale, që në masë të madhe dhe mjaft efikase ndihmojnë në shërimin e anemisë, pasi që ngritin nivelin e hekurit në gjak. Manaferrat mund t'u bëjnë ballë edhe temperaturave të ulëta, ndërsa kërkohet shkaku i shijes së këndshme dhe përbërësve ushqyes dhe shërues.  

Ka një vlerë të jashtëzakonshme ushqyese dhe mu për këtë arsye ekspertët e prognozojnë që në të ardhmen do të jetë një ndër pemët më të kërkuara. Nëse dëshironi që rezultatet të jenë të prekshme, për një muaj rresht do të duhej rregullisht të pini 1 dl verë, gjysmë ore para ushqimit.

Pos pasqyrës së gjakut, rregullon edhe problemet me tretje, qarkullim të gjakut, plogështinë si dhe shtypjen e gjakut, pastaj forcon sistemin imun dhe përmirëson metabolizmin. Pasi që është i pasur me hekur, ju sugjerohet shtatzënave, femrave që ushqejnë me gji, fëmijëve gjatë pubertetit.

(Kosova Sot Online)