Dieta e shpejtë: përgatiteni pijen që shkrin dhjamërat!

  • 25 June 2019 - 09:18
Dieta e shpejtë: përgatiteni pijen që shkrin dhjamërat!

Ujin dietal “Sassy” mund ta përgatitni edhe vetë. Cynthia Sass, e cila e ka shpikur këtë pije, thotë se pas vetëm katër ditësh të konsumimit të saj të rregullt mund të humbni 3 kg dhe të hiqni 10 cm nga beli. Për ta përgatitur ujin “Sassy”, juve ju nevojiten një xhenxhefil i freskët, gjethet e freskëta të mentës, një tharm i bukës, disa kastravecë, 1 limon dhe 8,5 gota të ujit me vëllim 250 ml.

Priteni limonin përgjysmë dhe hiqjani farat. Secilën gjysmë priteni paksa dhe futeni në një enë me ujë (8,5 gota). Mos e qëroni, e as mos e shtrydhni limonin në ujë.

Kastravecët i grini në rrathë dhe i shtoni në ujë. Aty i shtoni edhe 8 – 12 gjethe të mentës. Merreni një xhenxhefil të madhësisë mesatare dhe gërryejeni në përzierjen me ujë. Përzieni të gjithë përbërësit, mbuloni dhe futini në frigorifer.

Gjatë ditës së nesërme, sa herë që të keni etje, e pini vetëm këtë ujë. Të paktën 4 ditë përgatitni kësi uji të freskët, i cili ka 0 kalori dhe ndihmon në humbjen e kileve të tepërta. 

(Kosova Sot Online)