Dieta me fëstëkë, e dobishme për zemrën

  • 25 June 2019 - 15:03
Dieta me fëstëkë, e dobishme për zemrën

Konsumimi i një grushti fëstëkësh në ditë mund ta lehtësojë stresin e përditshëm dhe mund t’i mbrojë diabetikët nga sëmundjet e zemrës, thotë një studim i ri.

“Të rriturit me diabet, të cilët konsumojnë dy shujta me fëstëkë në ditë, është vërejtur se zvogëlojnë shtrëngimin e arterieve gjatë stresit dhe përmirësojnë kontrollin nervor të zemrës”, thotë Sheila G. West, udhëheqëse e studimit.

Ajo thotë se, përkundër faktit që fëstëkët kanë shumë yndyrë, ajo është yndyrë e mirë, pastaj aty kemi edhe përbërësit e tjerë të fëstëkëve, si fibrat, kaliumin dhe antioksiduesit. “Pas dietës me fëstëkë, enët e gjakut ishin më të rekalsuara dhe më të hapura gjatë testeve të stresit”, thotë West. Edhe pse matjet laboratorike të shtypjes së gjakut nuk ishin të ndikuara nga fëstëkët, masat reale tregonin se ato ishin shumë më të ulëta pas dietës me fëstëkë. 

(Kosova Sot Online)