Ja si të aktivizohet dhjami i kaftë

  • 25 June 2019 - 15:08
Ja si të aktivizohet dhjami i kaftë

Biologët e Institutit kërkimor “Scripps” kanë identifikuar mënyrën e aktivizimit të procesit të djegies së kalorive në qelizat e dhjamit të kaftë. Ky proces stimulon humbjen e kileve të tepërta dhe mund të ndihmojë edhe nga diabeti. Pjesa më e madhe e qelizave dhjamore në organizëm janë “dhjam i bardhë”, një formë jo e shëndetshme e dhjamit, e cila krijohet kur hamë tepër dhe ushtrojmë pak. Por, dhjami i kaftë, i zbuluar tash vonë, është një formë e shëndetshme e dhjamit, i cili djeg kaloritë për të krijuar nxehtësinë trupore.

Aktivizimi i qelizave të tilla ka qenë fokusim i kërkuesve shkencorë, të cilët kanë zbuluar se temperaturat e ulëta e aktivizojnë dhjamin e kaftë. Shkencëtarët kanë zbuluar se proteina GADD45? ndihmon në aktivizimin e dhjamit të kaftë, sikur që bën edhe temperatura e ulët. 


(Kosova Sot Online)