Dehidrimi, mungesa e gjumit dhe e proteinave, fajtorët për urinë e pashuar

  • 29 June 2019 - 08:16
Dehidrimi, mungesa e gjumit dhe e proteinave, fajtorët për urinë e pashuar

Tejkalimi i kafjallit çrregullon ekuilibrin e sheqerit në gjak, me ç'rast shfaqet dëshira për ushqim, derisa mungesa e gjumit rrit nivelin e hormonit grelinë, hormon ky që përkujdeset për oreksin.

DEHIDRIMI

Ndryshimet e befasishme në oreks mund të jenë pasojë e problemeve me shëndetin. Dehidrimi mund të shkaktojë urinë. Pasi që trupi lëngjet e nevojshme i merr nga ushqimi, truri sinjalizon se është koha për zamër dhe krijon etjen e rrejshme për ushqim. Prandaj, më mirë është të pini një gotë ujë pasi që ka mundësi të jeni të etur e jo të uritur.

KALORITË E ZBRAZËTA

Një nga arsyet pse gjithnjë shfaqet nevoja për ushqim, madje edhe pas një shujte të majme, janë kaloritë e zbrazëta. Trupi ka marrë një "injeksion" energjik, por jo edhe vlera ushqyese siç janë vitaminat, mineralet dhe fibrat. Kjo shpeshherë shfaqet pasi të keni ngrënë ushqim të pjekur dhe të yndyrshëm, si dhe ushqimet e grimcuara dhe ëmbëlsirat. 

TEJKALIMI I KAFJALLIT

Kafjalli stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe lëviz metabolizmin, përderisa tejkalimi i kafjallit shton dëshiron për ushqim. Nëse trupi nuk merr sasi të mjaftueshme të ushqimit, ekuilibri i insulinës në gjak çrregullohet, e trupi kërkon më shumë ushqim për ta stabilizuar atë.

MUNGESA E PROTEINAVE

Proteinat dhe yndyrat e shëndetshme më ngadalë treten, prandaj edhe ofrojnë ndjenjë më të gjatë kohore të qenët të ngopur. Mungesa e këtyre substancave ushqyese shkakton nevojën e përhershme për ushqim.

MËRZIA

Uria e fortë mund të shfaqet gjatë mërzisë, dhe pikërisht kjo është arsyeja pse disa njerëz konsumojnë më shumë kalori sesa që në të vërtetë kanë nevojë. Kur t'ju prekë nevoja për ushqime të grimcuara, duhet ta pyesni veten tuaj nëse me të vërtetë jeni të uritur apo vetëm truri po luan me ju.

MUNGESA E GJUMIT

Mungesa e gjumit shton nivelin e hormonit grelinë në gjak, hormon ky i cili përkujdeset për oreksin. Kjo rezulton me dëshirën e shtuar për ushqim me yndyrë dhe me kalori.

(Kosova Sot Online)