6 shenja se keni mungesë të hekurit

  • 01 July 2019 - 09:18
6 shenja se keni mungesë të hekurit

Jeni të lodhur, jeni zbehur dhe po mbeteni pa frymë? Ndoshta keni mungesë të hekurit.

Në vijim ju sjellim gjashtë nga simptomat se keni mungesë të hekurit në organizëm "Metformin", ilaçi që zgjat jetën.

JENI TË LODHUR

Kjo është njëra ndër simptomat më të shpeshta të mungesës së hekurit dhe është më së vështiri të përballemi me të. Femrat më shpesh kanë një jetë kaotike dhe është krejt normale të ndihen të lodhura, mirëpo shkaku i mungesës së hekurit më pak oksigjen dërgohet nëpër inde, prandaj edhe nuk keni fuqi. Nëse lodhja juaj zgjat më shumë se disa ditë, në pyetje është mungesa e hekurit.

KENI MENSTRUACIONE TË VËSHTIRA

Femrat të cilat kanë mungesë të theksuar të hekurit, zakonisht hasin në menstruacione të dhimbshme. Mu për këtë ato humbasin shumë gjak, përderisa vetëm gjysma e tij mund të zëvendësohet. Kështu që, edhe në muajin në vijim ndodh i njëjti problem, harxhohet më shumë gjak se sa që mund ta fitojnë. Kjo është shenjë se duhet të konsumoni më shumë hekur.

JENI ZVERDHUR

Hemoglobina gjakut tuaj i dhuron ngjyrën e kuqe dhe mu për këtë arsye ka ngjyrën që e ka. Kjo do të thotë se mungesa e kësaj proteine mund të shkaktojë zverdhje në fytyrë. Nëse keni një ten më të ndritshëm, kjo është lehtë të kuptohet, por më së shumti mund ta vëreni nga brendësia e buzëve tuaja, si dhe nga mishi i dhëmbëve.

MBETENI PA FRYMË

Pa marrë parasysh se sa shumë thellë merrni frymë, nëse niveli i oksigjenit është i ulët, do të ndiheni sikur keni mbetur pa frymë. Nëse e vëreni se keni mbetur pa frymë, duke i bërë gjërat të cilat më parë në mënyrë normale i keni bërë, atëherë në pyetje është mungesa e hekurit, të cilën duhet ta plotësoni përmes ushqimit.

ZEMRA JU RRAH MË SHPEJT

Shkaku i punës së përshpejtuar të zemrës mund të shfaqen probleme të ndryshme me zemrën. Por, për këtë nevojitet ta përcaktoni nivelin e hekurt në organizëm. Sa më shpejt që ta zgjidhni këtë problem dhe të konsumoni ushqime të pasura me hekur, aq më shpejt do t'i rregulloni të rrahurat e zemrës.

DHIMBJET E KOKËS

Organizmi juaj krejt oksigjenin e përcjell përmes trurit, e më pas në vendet tjera, si në inde dhe në këtë mënyrë ju nuk do të keni oksigjen të mjaftuar. Mu për këtë arsye arteriet e trurit mund të ënjten, që shkakton dhimbje të forta të kokës.

(Kosova Sot Online)