Mijëgjethësja, bima që shëron pothuajse secilën sëmundje

  • 01 July 2019 - 17:56
Mijëgjethësja, bima që shëron pothuajse secilën sëmundje

Mijëgjethësja (lat. Achillea millefolium) në popull njihet me shumë emra, por radhitet në llojet e bimëve më shëruese. Kjo bimë ka edhe një emër që ndryshe në popull njihet edhe si "bima e hajnave", pasi që në ikje e sipër ata kishin mbetur të plagosur dhe kishin përdorur pikërisht këtë bimë për t'u shëruar. Lulëzon gjatë stinës së verës dhe është shumë e pasur me vaj eterik. Vaji eterik përdoret për përgatitjen e vajit apo kremit për rrezitje, pasi që koha e ka vërtetuar se mbron lëkurën. Është e pasur me taninë, acide organike, materiet e tharta që edhe ia dhurojnë shijen e thartë, është e pasur me vitamina K dhe C, mineralet kalium dhe natrium.

Kjo bimë sidomos vepron në mënyrë të dobishme te sëmundjet që kanë të bëjnë me lukthin dhe zorrët, pastaj shërben në largimin e oreksit, fryrjet në stomak, ngërçet në zorrë dhe në lukth, si dhe shëron pezmatimet dhe inflamacionet.


Çaji nga kjo bimë shton aktivitetin e gjëndrave të zorrëve, lufton kapsllëkun si dhe ndikon në punën e rregullt të veshkave. Po ashtu, kjo bimë njihet për efektin e saj që ka në pastrimin e gjakut dhe në qarkullim më të rregullt të tij, si dhe ndihmon në shërimin e gihtës dhe reumatizmit. 


(Kosova Sot Online)