Zbulime të reja rreth sklerozës multiple

  • 02 July 2019 - 10:35
Zbulime të reja rreth sklerozës multiple

Dallimet në tru, varësisht prej gjinisë, do të mund të shpjegojnë për çfarë arsye skleroza multiple për katër herë më shumë është e shfaqur te femrat sesa te meshkujt. Shkencëtarët amerikanë nga universiteti në Uashington te femrat kanë vërejtur një prani më të madhe të proteinave të ashtuquajtura "S1PR2", në ato pjesë ku truri edhe përjeton dëmtimet nga skleroza multiple. 

Krahas kësaj, aktiviteti i gjeneve, të cilat edhe janë të dedikuara ta parandalojnë proteinën e lartë cekur, te femrat ishte më i ulët dhe më i dobët, në krahasim me aktivitetin e gjeneve te meshkujt. Shkencëtarët shtojnë se kjo proteinë është kyçe për funksionimin e barrierave mbrojtëse midis gjakut dhe trurit, që në rrethana normale substancave të dëmshme ua pamundëson kontaktin me trurin.

Skleroza multiple është sëmundje kronike e sistemit të mesëm nervor. Sëmundja shfaqet në secilën moshë, por më e shpeshtë është midis viteve 18 dhe 50 të moshës së njeriut.

(Kosova Sot Online)