Shenjat e para se shërimi i kancerit shihet në sipërfaqe

  • 05 July 2019 - 09:02
Shenjat e para se shërimi i kancerit shihet në sipërfaqe

Shkencëtarët kanë zhvilluar, siç edhe vetë thonë, mënyrën e shpejtë dhe të lirë të krijimit të molekulave artificiale të cilat imitojnë substancat mbrojtëse natyrale të njeriut, të cilat luftojnë kundër kancerit.

Në numrin e ri të revistës shkencore "Nature Chemistry" është publikuar puna e profesorit Peter Scott, nga universiteti në Uarvik të Britanisë, në të cilën punë ai thotë se ia kanë dalë që së bashku me kolegët, t'i krijojnë molekulat artificiale, të cilat trupi i sëmurë nuk mund t'i prodhojë, e të cilat luftojnë kancerin dhe infeksionet e tjera.  

Gjatë hulumtimeve në laborator është vërtetuar efekti i këtyre baktereve në luftën e suksesshme kundër kancerit në zorrë të trashë. Deri më tani ishte mjaft e vështirë dhe po ashtu e shtrenjtë të prodhohen peptide artificiale në sasi të mëdha, por edhe kur futeshin në trup në formë të ilaçit, shpejt do t'i neutralizonte biokimia natyrale mbrojtëse e trupit të njeriut dhe nuk do t'ia dilnin ta përfundonin punën e tyre.

Por, profesori Scott, në mënyrë të detajuar përshkruan teknologjinë e re, për të cilën thekson se mund të krijojë peptide artificiale, efektive, për vetëm disa minuta dhe atë pa aparaturë të shtrenjtë.

(Kosova Sot Online)