Kuptojeni pse duhet lyer secilën pjesë të trupit derisa rreziteni

  • 05 July 2019 - 14:35
Kuptojeni pse duhet lyer secilën pjesë të trupit derisa rreziteni

Ekzistojnë pjesë të trupit te të cilat njerëzit harrojnë të vendosin krem mbrojtës ndaj diellit. Pikërisht ato vende shpalosin rrezikun më të madh që të shfaqet kanceri i lëkurës.

VESHTË

Duke u bazuar në studimin amerikan nga viti 2007, kanceri në lëkurën e veshit është i treti për nga shfaqja e tij midis kancerit të lëkurës. Konsiderohet se kjo ndodh si pasojë e harresës së njerëzve që të lyejnë këtë pjesë të trupit.

KAPAKËT E SYVE

Pranojeni, edhe ju harroni t'i lyeni kapakët e syve edhe pse e dini se lëkura në atë pjesë është shumë e hollë dhe e ndjeshme. Ndoshta mendoni se ju mbrojnë syzet… por, kuptoni seriozisht kapakët e syve dhe vendosni krem të dedikuar hapësirës përreth syve që përmban faktor mbrojtës.

SQETULLAT

Kur të shtriheni në plazh, së paku për një moment shtrini duart derisa kënaqeni në diell dhe pa problem dielli depërton te sqetullat tuaja. Kur i keni lyer ju herën e fundit? Nëse jeni si shumica, me siguri kurrë. Kjo hapësirë është shumë e ndjeshme, prandaj mbrojeni me kremin për diell.

(Kosova Sot Online)