A është më e dëmshme ta shmangim të kuqtë e vezës apo vezët t'i hamë në tërësi?

  • 06 July 2019 - 14:20
A është më e dëmshme ta shmangim të kuqtë e vezës apo vezët t'i hamë në tërësi?

Shumë njerëz provojnë të rrinë të shëndetshëm, numërojnë kaloritë, rregullisht ushtrojnë, e kur ta bëjnë omëletën hedhin të kuqtë e vezës. Por, ndoshta duhet të mendoni edhe njëherë. A është të kuqtë e vezës me të vërtetë i rrezikshëm për shëndetin?

Nëse i hani vezët në tërësi,nuk e shtoni rrezikun për sëmundje të zemrës, në fakt nutricistja Liz Wolfe, autore e librit 'Hani të kuqtë e vezës', thekson se më e rrezikshme për shëndetin është të mos e hani të kuqtë e vezës.  

Disa hulumtime të vjetra, të cilat i kishte udhëhequr Nikolai Anichkov, duke ushqyer lepujt me vezë, ka zbuluar se si pas ushqimit arteriet kishin qenë të bllokuara me gurë. Pas kësaj të kuqtë e vezës, së bashku me burimet tjera kishin pësuar zë të keq.

Por, Wolfe përmend se si lepujt nuk kanë asgjë të përbashkët me trupin e njeriut dhe si kolesteroli nuk është pjesë e ushqimit të tyre. Në revistën "American Journal of Clinical Nutrition" 2010, ishte publikuar studimi i analizave dhe të dhënave nga 21 studime të ndryshme ku tregohet se "yndyrat e ngopura nuk ndërlidhen me rrezikun e shtuar për sëmundje koronare, sulm në tru apo sëmundjet koronare të enëve të gjakut".

(Kosova Sot Online)