Bëjeni kafjallin në gotë!

  • 08 July 2019 - 09:15
Bëjeni kafjallin në gotë!

Nuk është nevoja ta përsërisim: kafjalli është shujta më e rëndësishme në ditë! Në mënyrë që gjatë gjithë ditës të jeni energjikë, në përmbushjen e nevojave ditore, përcaktohuni për kafjall të shëndetshëm, të pasur me nutriente.

Nëse nuk keni shumë kohë për përgatitjen e kafjallit, atëherë "smoothie" është zgjidhje ideale dhe e shpejtë. 

Në vijim ju propozojmë "smoothie", kafjallin plot me nutriente dhe vitamina, pije e shëndetshme dhe freskuese për fillimin e ditës.

PËRBËRËSIT PËR NJË PERSON:

- 2 gota spinaq, - 1 banane, - 1 karotë, - jogurt me pak yndyrë dhe - akull. Përgatitja është e thjeshtë: të gjithë përbërësit i vendosni në blender për disa minuta dhe kafjalli juaj është gat.

(Kosova Sot Online)