Kujdes me vitaminat, sepse mund t'ju 'kushtojnë' me shëndet

  • 11 July 2019 - 09:01
Kujdes me vitaminat, sepse mund t'ju 'kushtojnë' me shëndet

Shkencëtarët gjithnjë e më shumë janë të sigurt se marrja e vitaminave nuk ka kurrfarë efekti në parandalimin e vdekjes apo sëmundjeve, përderisa studimi më i ri ka treguar se antioksiduesit shtesë shtojnë rrezikun për shfaqjen e kancerit.

Trupi ynë ka nevojë për vitamina, por ushqimi i shumicës së njerëzve në vendet e zhvilluara posedon me bollëk, kështu që nuk është e nevojshme të merren shtesa përmes ushqimit, gjë që shumica e njerëzve edhe e bëjnë.

Në shumicën e rasteve, marrja në sasi të madhe në formë shtesë (sidomos vitaminave A, C dhe E dhe beta-karotinë) në fakt mund të jetë e dëmshme, sepse kështu shtohet rreziku nga kanceri dhe sëmundjet e tjera marrë parasysh se teprica shton përqendrimin e antioksiduesve në trup.

Për më tepër, disa vitamina dhe suplemente mund të bëjnë më shumë dëm sesa dobi, paralajmëron dr. Mickey Barber dhe konsideron se pesë vitamina dhe suplementet duhet studiuar në hollësi, e këta janë kalciumi, suplementet e kalciumit, suplementet e vitaminave në ushqim, suplementet e vitaminave për meshkuj, vitaminat dhe mineralet për personat më të moshuar se 50 vjeç.

(Kosova Sot Online)