Çaji nga banania

  • 11 July 2019 - 15:20
Çaji nga banania

Çaj nga bananet? Po, edhe kjo është e mundur. Mjeku Oz këtë pije të pazakontë e këshillon për gjumë të rehatshëm, e për të paraprakisht vloni gjysmë litre ujë.

Një bananeje të paqëruar ia preni majat dhe e shtoni në ujë, duke e lënë të zihet për dhjetë minuta. Më pas e nxirrni bananen, ndërsa çaji është i gatshëm kur të jetë ftohur.

Bananen pas zierjes mund ta hani. Banania në fakt është alternativa e ilaçeve për gjumë, sepse është e pasur me magnez, që relakson muskujt dhe qetëson trupin. Për dallim nga disa pemë të tjera, lëvorja e bananes nuk përmban pesticide.

(Kosova Sot Online)