Zbulohet bakteri në zorrë, i cili "saboton" dietën tuaj

  • 11 July 2019 - 15:22
Zbulohet bakteri në zorrë, i cili

Fuqia apo mungesa e vullnetit nuk mund të jenë kërcënimi i vetëm i një personi, për të hequr dorë nga dieta. Studimi i ri ka zbuluar bakterin mikroskopik, që gjendet në zorrët e njeriut, i cili mund ta shtyjë në zgjedhjen e ushqimit, si dhe në sjelljen dhe mënyrën e konsumimit të ushqimit gjatë dietës.

Ekipi i shkencëtarëve nga universiteti në San-Francisko ka zbuluar bakterin në zorrë, që mund të jetë përgjegjës për disa dëshira të caktuara. Studiuesit kanë zbuluar se bakteri i dërgon shenja trupit, duke e inkurajuar që të konsumojnë ushqim.

Ky bakter përmban një numër të madh të llojeve të ndryshme të baktereve, që ushqen të gjitha yndyrat dhe sheqernat në ushqimin, që ne e konsumojmë.

Disa prej këtyre baktereve shtojnë dëshirën e një personi për të konsumuar ushqime të yndyrshme, përderisa disa të tjera dërgojnë në sheqer.

(Kosova Sot Online)