Sa më shumë bengje, aq më i madh rreziku nga kanceri i gjirit

  • 15 July 2019 - 09:22
Sa më shumë bengje, aq më i madh rreziku nga kanceri i gjirit

Një studim i bërë në 164.000 femra në SHBA dhe Francë ka treguar se femrat që kanë më shumë bengje (pika, nishane) në trupin e tyre janë më të rrezikuara nga paraqitja e kancerit të gjirit. Është fakt që bengjet nuk e shkaktojnë paraqitjen e kancerit të gjirit, por shkencëtarët janë duke e studiuar tezën e tyre, se numri i bengjeve varet nga përqendrimi i hormoneve seksuale në gjak.  

Përqendrimi i hormoneve ka ndikim në rritjen e tumoreve. Pjesëmarrëset në këtë studim që nga viti 1986 duhej të numëronin numrin e bengjeve në dorën e majtë, e shkencëtarët nga Harvardi më pas, në vitin 2010, kishin shikuar se sa nga ato gra më pas ishte prekur nga kanceri i gjirit. Femrat që kishin më shumë se 15 bengje ishin për 35 % më të rrezikuara nga paraqitja e kancerit të gjirit, sesa femrat me një numër më të vogël të bengjeve.

(Kosova Sot Online)