Ambrozia kërcënon jetën

  • 17 July 2019 - 08:50
Ambrozia kërcënon jetën

Bima më e rrezikshme alergjike në botë është ambrozia. Një bimë si kjo shkakton tetë miliardë kokrra të polenit. Derisa shumica e nejçëve ju gëzohet ditëve të ngrohta të gushtit, personat alergjik në polenin e bimës ambrozia janë në "agoni".

Teshtitja e pakontrolluar, rrjedhjet nga hunda nuk kanë të ndalur. Më polenin e kësaj bime janë të regjistruara rreth 52 alergjenë, e gjashtë prej tyre janë tepërt të rrezikshme sa që mund t'ju kushtojnë me jetë. Kjo bimë një vjeçe mund të rritet në gjatësinë prej dy metrave.

Më së shumti i hasim nëpër kopshte të braktisura, në kufijtë e tokave që ndajnë njëra tjetrën si dhe përskaj rrugëve. Shenjat tipike apo simptomat se jeni alergjik janë sekretim i ujit nga hundët, teshtitje, skuqje në sy, fyt dhe hundë të bllokuara.

(Kosova Sot Online)