Probleme me mëlçinë, mushkëritë... ja cila është domethënia e zgjimit në "gjysmë të natës"

  • 17 July 2019 - 18:33
Probleme me mëlçinë, mushkëritë... ja cila është domethënia e zgjimit në

Mund të thuhet se me trupin tonë manovron ora e brendshme. Gjendja e shpirtit, shëndeti fizik dhe funksionimet trupore gjatë gjumit janë ngushtë të lidhura. Shikoni me cilat organe ndërlidhet zgjimi natën në kohë të caktuar dhe në çfarë duhet pasur kujdes.

MIDIS ORËS 21 DHE 23

Në këtë kohë, shumica shkojnë në gjumë. Nëse as pas orës 23 nuk mund të flini, me siguri mendërisht jeni bllokuar në ditën që ka kaluar dhe planifikoni ditën vijuese. Ju nevojitet pushim.

MIDIS ORËS 23 DHE 1 TË MËNGJESIT

Nëse ju del gjumi shpesh në këtë kohë, me siguri nuk jeni në ekuilibër me vetveten. Nëse zgjoheni në këtë kohë, punoni në dashurinë ndaj vetes dhe në vetë-respekt. Në planin fizik, kjo është koha kur fshikëza e tëmthit shkrin yndyrat. Me siguri konsumoni ushqime me yndyra të dëmshme.

MIDIS ORËS 1 DHE 3 NË MËNGJES

Në këtë kohë ndodh detoksikimi i organizmit dhe trupi përtërihet. Mëlçia tretë helmet dhe lirohet prej tyre, krijohet gjaku i ri, i freskët. Nëse zgjoheni në këtë kohë, jeni përplot mllef dhe emocione negative.

MIDIS ORËS 3 DHE 5 NË MËNGJES

Kjo është koha kur mushkëritë përtërihen, e trupi është i përmbushur me oksigjen. Nëse zgjoheni në këtë kohë, provoni të relaksoheni duke bërë ushtrime të frymëmarrjes. 

(Kosova Sot Online)