Provojeni këtë lëng çudibërës nga hudhra

  • 18 July 2019 - 09:03
Provojeni këtë lëng çudibërës nga hudhra

Ky lëng, i cili përdoret si ilaç, largon yndyrat shtesë dhe përmirëson aftësinë vitale të organizmit, pastron gjakun, është mënyra e duhur për largimin e kripës shtesë nga organizmi, forcon sistemin imun, enët e gjakut dhe punën e zemrës. Njëherësh përshpejton edhe metabolizmin, e pastron nga substancat e dëmshme

PËRGATITJA E RECETËS

12 thelpinj të hudhrës, të cilët janë të ndara në katër pjesë i vendosni në një kavanoz prej një litre. I lagni me gjysmë litër të verës së zezë cilësore shtëpiake. Më pas e mbyllni kavanozin dhe e lini në temperaturën e dhomës, apo në dritare për dy javë. Preferohet që çdo ditë ta përzieni. Pas dy javëve e hidhni në shishe prej xhami dhe e konsumoni.

PËRDORIMI

Lëngun konsumoni 3 herë në ditë, nga një lugë të çajit, gjatë gjithë muajit. Mos e teproni me përdorim, por pas gjashtë muajsh mund ta përsërisni tretmanin.

(Kosova Sot Online)