Nuk mund të flini: Provoni të hani më shumë oriz!

  • 18 July 2019 - 13:59
Nuk mund të flini: Provoni të hani më shumë oriz!

Akeni telashe me gjumin? Sipas studimit më të fundit, konsumimi i orizit mund t'ju ndihmojë. Në studimin ku kishin marrë pjesë rreth 2.000 persona, sa më shumë oriz që ata kishin ngrënë, më i lartë ishte kualiteti i gjumit. Studiuesit kishin krahasuar edhe sa shumë bukë kishin konsumuar, por e njëjta ndërlidhje nuk ishte gjetur. Mënyra se si funksionon kjo ende nuk është aq e sigurt, por orizi posedon indeks të lartë glikemik. Ushqimet me indeks të lartë glikemik rrisin nivelin e proteinës së quajtur triptofan, që përdoret nga truri për prodhimin e serotoninës, e cila njihet si proteina që kujdeset për gjumin.

Buka ka indeks të ulët glikemik, që mund të jetë edhe çelësi, kanë ardhur në përfundim studiuesit nga universiteti mjekësor Kanazava në Japoni. Sipas ekspertëve japonezë, hulumtime të mëtutjeshme pritet të bëhen në këtë drejtim, pasi që, sipas tyre, pagjumësia ndikon që edhe shumë probleme të tjera shëndetësore të shfaqen. Ata besojnë se gjumi i rehatshëm largon stresin, problemet me zemër, si dhe në përgjithësi kontribuon në një organizëm më të shëndetshëm.

(Kosova Sot Online)