Si të veproni kur të helmoheni me ushqim

  • 21 July 2019 - 15:06
Si të veproni kur të helmoheni me ushqim

Në stinën e verës më shpesh helmohemi me ushqim. Edhe pse në rastet më të shpeshta ushqimet që mund të na shkaktojnë probleme mund t'i vërejmë me dukje apo përmes shijes, duhet pasur kujdes. Temperaturat e larta dhe lagështia e ajrit më së shumti në verë bakteret depërtojnë në ushqime. Këto baktere më së shumti mund t'i hasim në ushqimet që janë të ndjeshme në temperaturë si mishi, prodhimet e qumështit dhe vezët, por edhe pemët dhe perimet.

Simptomat më të shpeshta të helmimit me ushqim janë mundimet, të vjellat, ngërçet e nganjëherë edhe ethe dhe temperaturë. Në raste më të buta këto helmime kalojnë pa aplikimin e ilaçeve, e atëherë më e rëndësishmja është që lëngjet e humbura që i keni humbur me të vjella t'i kompensoni. Uji, supat e njelmëta apo çaji, sidomos nga kamomili, do ta qetësojnë lukthin. Në rast se jashtëqitja dhe të vjellat nuk ndalojnë, apo nëse dëshironi të shëroheni më shpejtë, atëherë drejtojuni mjekut. Nëse në jashtëqitje vëreni gjak dhe kjo jashtëqitje e parregullt zgjat më shumë se tri ditë, duhet t'i drejtoheni mjekut. 

(Kosova Sot Online)