Analiza e zemrës, të cilën mund ta bëni në shtëpi

  • 22 July 2019 - 08:50
Analiza e zemrës, të cilën mund ta bëni në shtëpi

Një procedurë e re, e cila përfshin një skanim 15 minutësh të fytyrës, është duke u zhvilluar dhe duke u përsosur. Të dhënat e përfituara nga skanimi i fytyrës iu ndihmon mjekëve që të konstatojnë se a ka pacienti të rrahura të çrregullta të zemrës.

Me ndihmën e një kamere të kyçur në internet dhe të një softueri të ri, analiza e re që zgjatë 15 sekonda, mund ta dallojë fibrilacionin e atriumit të zemrës, që është një gjendje e trajtueshme, por e rrezikshme e zemrës, që karakterizohet nga të rrahurat e çrregulluara të zemrës. Teknologjia regjistron ndryshimet mikroskopike në lëkurë, të cilat nuk shihen me sy "normal". Lëkura në fytyrë është më e hollë sesa në pjesët e tjera të trupit, gjë që e lehtëson dukshëm këtë metodë.

(Kosova Sot Online)