Ecni këmbëzbathur!

  • 23 July 2019 - 11:50
Ecni këmbëzbathur!

Ecja nëpër terrene jo të rrafshëta, nëpër tokë, bar apo rërë, sipas ekspertëve ortopedë, është e dobishme për shputat, sidomos për fëmijët. Madje edhe nëse verën e kaloni në qytet, shfrytëzojeni motin e mirë, gjeni një terren jo të rrafshët, vizitojeni parkun më të afërt dhe shëtisni, këmbëzbathur. Por, nëse nuk jeni mësuar në një ecje këmbëzbathur, ndoshta në fillim, pa alete, këpucë apo sandale, kjo ju duket krejt e pazakontë, ndoshta edhe pak e dhimbshme. Prandaj, për fillim është më mirë të përcaktoheni për një terren apo bazë më të butë, si rëra apo bari. Sepse, hulumtimet e deritanishme kanë treguar se ecja dhe vrapimi, pa atlete, krijojnë më pak presion në shputat e këmbëve, pasi që pesha e njeriut ekuilibrohet, përderisa trupi merr qëndrimin dhe pozitë më të drejtë dhe secili hap është më i lehtë. Sa më shpesh të ecni këmbëzbathur, më shpejt do t'i ndjeni muskujt, thonë ekspertët. Pos kësaj, në shputat e njeriut gjenden nerva që gjatë ecjes, në pjesë të ndryshme të trupit aktivizojnë pika të ndryshme që ndikojnë mirë për trupin dhe shëndetin në përgjithësi.

A JENI PYETUR NDONJËHERË SA HAPA I BËN NJË NJERI GJATË DITËS DHE SA ESHTRA GJENDEN NË SHPUTAT TUAJA?

• Gjatë jetës njeriu mesatarisht ecën rreth 185.000 km, ose 10.000 hapa në ditë.

• Në shputa gjenden 26 eshtra, 33 nyja, më shumë se 100 ligamente dhe 19 muskuj.

• Thonjtë në gishtat e këmbëve rriten më shpejt gjatë ditëve të nxehta.  

(Kosova Sot Online)