Arsyet pse duhet konsumuar qepën më shpesh

  • 23 July 2019 - 15:17
Arsyet pse duhet konsumuar qepën më shpesh

Qepa është e pasur me shumë substanca, si squfuri, që është përgjegjës për aromën saj, epo ashtu janë shumë të shëndetshme edhe për ruajtjen e shëndetit. Nga qepa kemi shumë dobi dhe jua paraqesim disa prej tyre.

ËSHTË E RËNDËSISHME PËR SISTEMIN KARDIOVASKULAR

Substancat e squfurit parandalojnë trashjen e gjakut dhe formimin e trombëve. Pos kësaj, ul nivelin e kolesterolit të keq dhe triglicirideve në gjak, si dhe përmirësojnë funksionimin e membranës së qelizave të kuqe të gjakut. Qepa mund të parandalojë edhe disa sëmundje të zemrës.

NDIKON MIRË NË SHËNDETIN E ESHTRAVE

Studimet kanë treguar se qepa mund të ndihmojë në ruajtjen e dendësisë së eshtrave dhe mund t'ju ndihmojë femrave gjatë menopauzës, të cilat e humbasin këtë dendësi. Femrat që kanë kaluar menopauzën, me konsumimin e përditshëm të qepës mund ta pakësojnë rrezikun nga thyerja e ijëve.

SHËRON INFEKSIONET

Qepa është e shëndetshme në luftë kundër infeksioneve. Antioksiduesit që gjenden në qepë luftojnë infeksionet, duke parandaluar oksidimin e acideve yndyrore në trupin e njeriut.


(Kosova Sot Online)