Shëndeti dentar ka rëndësi jetike, ja çfarë duhet të keni parasysh për të ruajtur dhëmbët

  • 25 July 2019 - 07:52
Shëndeti dentar ka rëndësi jetike, ja çfarë duhet të keni parasysh për të ruajtur dhëmbët

Shumë nuk i kushtojnë rëndësi shëndetit të gojës, por ka fakte që na tregojnë se të pastruarit të dhëmbëve sipas rregullave specifike dhe të thjeshta ndikon në mënyrën si ne jetojmë.

Më tej ju tregojmë disa fakte për dhëmbët tuaj:

Larja e dhëmbëve duhet të fillojë menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë të qumështit.

Pastat e dhëmbëve kanë në përbërje disa substanca që kanë rolin e tyre specifik.

Numri i baktereve në gojë mund të jetë më i madh se popullsia e botës.

Era e keqe e gojës mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve.

Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme sidomos gjatë shtatëzënisë.

Një person i rritur ka 32 dhëmbë që do të thotë 160 sipërfaqe për tu pastruar.

Por për të treguar kujdes duhet të keni paarsysh këto këshilla, të cilat nëse i respektoni do ju ndihmojnë të mbani larg problemet shëndetësore serioze me dhëmbët.

Mbani një dietë të shëndetshme dhe zgjidhni ushqime nga grupet ushqimore si: bukë, drithëra, fruta, perime, mish, peshk, qumësht, djathë, kos, etj.

Përdorni ujë pas ushqimit.

Mos konsumoni ushqime të thata dhe me shumë sheqer.

Lani dy herë në ditë dhëmbët me pastë me përmbajtje fluori.

Përdorni floss dentar (fije dentare) për heqjen e mbeturinave ushqimore mes dhëmbëve.

Reduktoni shpeshtësinë e marrjes së karbohidrateve (sheqernave) gjatë ditës.

Përdorni furçën e dhëmbëve 3 herë në ditë me pastë të fluorizuar.

Kontrolle periodike te dentisti.

Ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 3- 6 muaj.

(Kosova Sot Online)