Gjashtë ushqimet që i konsumoni çdo ditë, të cilat e ‘vjedhin’ energjinë

  • 27 July 2019 - 08:50
Gjashtë ushqimet që i konsumoni çdo ditë, të cilat e ‘vjedhin’ energjinë

A jeni pyetur ndonjëherë pse energjia në mënyrë drastike ju bie gjatë pasdites? Ndoshta faji është te kafjalli juaj i preferuar,zamra apo dreka.

Tretmani për humbje në peshë nga mjeku japonez.

BANANET

"Ushqimet e pasura me magnez, siç janë bananet apo farat e kungullit, mund t'ju lodhin", thonë ekspertët. Ky mineral në fakt ndikon duke relaksuar muskujt, prandaj është mirë ta hani para se të shkoni në shtrat, por gjatë ditës mund t'ju bëjnë të ndiheni të lodhur.

MISHI I KUQ

Konsumimi i mishit përmes hamburgerëve do të mund të ndikojë në ndjenjën që të ndiheni i përgjumur. Nevojitet shumë energji që mishi i kuq të tretet, kështu që e gjithë energjia që e posedoni aktualisht shpenzohet në tretjen e tij. Ekspertët në vend të mishit të kuq ju sugjerojnë të hani mishin e peshkut skumbri, sepse aminoacidet omega 3 shtojnë nivelin e energjisë.

ËMBËLSIRAT

Konsumimi i desertëve me sasi të lartë të sheqerit mund t'ju dërgojë në "komë prej ushqimi", madje shumë shpejt. Aq sheqer sa sillni në organizëm po aq do të lirohet insulinë, që sekreton hormonin triptofan në tru, i cili ju dërgon në gjumë. Në fillim ju ngre lart, por sa hap e mbyll sytë ju fut në gjumë.  

BUKA E BARDHË

Nëse përzgjidhni karbohidratet me indeks të lartë glikemik (si buka e bardhë apo orizi i bardhë), në vend të atyre si drithërat (si buka nga drithërat integrale apo orizi integral), dijeni se ata nuk përmbajnë elemente kyçe që shkaktojnë ndjenjën e forcës dhe ngopjes. "Karbohidratet me indeks të lartë glikemik nuk përmbajnë shumë fibra, kështu që shpejt absorbohen dhe nuk ofrojnë energjinë e nevojshme", thonë shkencëtarët.

QERSHITË

Hulumtimet kanë treguar se qershitë dhe lëngu i trashë i qershisë ndihmojnë para gjumit, sepse përmbajnë melatoninë. "Qershitë në fakt edhe e rregullojnë gjumin, kështu që me këtë rast ofrojnë ndihmë, por nuk përbëjnë një zamër midis ditës, pasi që do të ndiheni të lodhur dhe të përgjumur dhe më pak të përqendruar.

KAFEJA

Edhe pse ju duket krejt e pabesueshme, ekspertët pohojnë se pijet e pasura me kafeinë, kafeja apo çaji, mund t'ju bëjnë të ndiheni të lodhur. Këto pije mund t'jua shtojnë energjinë që mund të zgjatë rreth një orë ose një orë e gjysmë, e më pas do ta ndjeni lodhjen. 200 deri 300 miligramë kafeinë.

(Kosova Sot Online)