Shërojeni zemrën me recetën e vjetër 800 vjet

  • 27 July 2019 - 15:03
Shërojeni zemrën me recetën e vjetër 800 vjet

Përgatiteni vetë lëngun natyral për të pasur një zemër të shëndetshme, në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë. Krijuesja e kësaj recete është murgesha Hildegard fon Bingen, e cila ka jetuar para 800 viteve. Më vonë këtë recetë e kishin marrë edhe mjekët më të njohur botëror të kohës moderne. Ky ilaç natyral për zemër është treguar i suksesshëm kundër sëmundjeve të zemrës

PËRBËRËSIT:

• 10 kërcej të freskët të majdanozit (pa rrënjë), • 1 litër të verës së zezë apo të bardhë, vendore, • 1 lugë të uthull të verës, • 300 g mjaltë natyral.

PËRGATITJA:

Dhjetë kërcejtë e freskët të majdanozit, së bashku me gjethet i vendosni në litrën e verës dhe shtoni 1-2 lugë të mëdha të uthullës së pastër nga vera. Le të zihen për 10 minuta në zjarr të qetë. Më pas shtoni 300 gramë mjaltë dhe e lini të zihen ngadalë edhe për 4 minuta. Verën e nxehtë e vendosni në shishe, të cilat paraprakisht janë pastruar me alkool. I mbyllni mirë. PËRDORIMI: Lëngu përdoret për çdo ditë, nga një lugë të madhe deri në ndaljen e dhimbjeve. Për sëmundjet e rënda nevojitet një afat më i gjatë kohor. 

(Kosova Sot Online)