Keni duar të ashpra, shputa të pëlcitura: ju sjellim recetën që zgjidh problemin

  • 28 July 2019 - 10:36
Keni duar të ashpra, shputa të pëlcitura: ju sjellim recetën që zgjidh problemin

Ju sjellim në vijim një recetë të mrekullueshme për duar të ashpra, shputa të pëlcitura, forma të këqija në thonjtë e këmbës. Kjo recetë është efektive dhe nevojiten vetëm dy përbërës. Glicerina, të cilën mund ta blini nëpër barnatore, dhe alkool mjekësor 70 për qind. I përzieni në proporcionin 1 me 1.

Në mbrëmje dhe në mëngjes këtë përzierje e vendosni në lëkurën tuaj të ashpër, në këmbë, duar, thembra, sy apo edhe në qeskat e syve. Rezultatet fantastike do të mund t'i vëreni pas vetëm dhjetë ditëve. Thembrat do të duhej të marrin ngjyrë rozë, të buta përderisa thonjtë do të shkëlqejnë. 

(Kosova Sot Online)