TV-ja assesi nuk duhet të lihet në dhomë të gjumit

  • 29 July 2019 - 11:47
TV-ja assesi nuk duhet të lihet në dhomë të gjumit

Përpos që pajisjet elektronike në dhomë të gjumit e pengojnë gjumin, ato e dëmtojnë edhe shëndetin, e lidhen edhe me paraqitjen e tumoreve. Në dhomën e gjumit, ku do të duhej të mbretëronte terri, për shkak të pajisjeve të shumta elektronike, ka shpesh dritë artificiale.

Kjo, sipas shkencëtarëve mund të jetë e rrezikshme. Edhe drita më e vogël, sikur që është ajo e kompjuterit, apo e modemit, mund ta pengojë gjumin. Studimet thonë se drita ndikon në zgjim dhe gjumë me anë të hormonit melatoninë. Hormoni në fjalë prodhohet në terr dhe na bën të flemë, por për shkak të dritës artificiale, ai nuk prodhohet mjaft dhe, për këtë shkak, na prishet gjumi dhe rrimë më shumë zgjuar, duke mos fjetur sa duhet, gjë që i ka pasojat e veta të mëdha në shëndet.

Fëmijët që përdorin kompjuter, apo rrinë gjatë para TV-së, flenë disa orë më pak se moshatarët e tjerë të tyre dhe gjatë ditës janë të lodhur dhe të përgjumur. 

(Kosova Sot Online)