Flokët dhe thonjtë janë pasqyrë e shëndetit

  • 29 July 2019 - 15:17
Flokët dhe thonjtë janë pasqyrë e shëndetit

Nëse thonjtë bëhen të thyeshëm dhe të brishtë, me linja dhe njolla të dukshme, atëherë duhet ta kontrolloni funksionimin e gjëndrës tiroide dhe të veshkave. Kur në organizëm vjen deri te çrregullimet e caktuara, atëherë ndryshojnë edhe flokët dhe thonjtë. Kjo haset te ndryshimet metabolike në organizëm, gjë që mund të jetë pasojë e mungesës së vitaminave dhe mineraleve, apo si pasojë e infeksioneve me kërpudha dhe baktere.

Ndryshimet në thonj dhe flokë mund të paraqiten edhe pas përdorimit të disa ilaçeve, apo te disa sëmundje të caktuara. Sëmundjet e lëkurës, sikur që janë psoriaza, ekzema dhe rënia e flokëve në rrathë, gjithmonë shkaktojnë ndryshime edhe në thonj, ku vjen deri te ndryshimi i kualitetit të tyre, gjë që haset edhe te sëmundjet e veshkave, mëlçisë, mushkërive dhe gjëndrës tiroide. Të themi edhe se, tek anemia, meqë flokët bëhen të thata dhe të thyeshme, është vështirë që ato të rregullohen, pra përpos problemit shëndetësor, aty kemi edhe problem estetik.


(Kosova Sot Online)