Si ju trashin pijet dietetike?

  • 29 July 2019 - 15:21
Si ju trashin pijet dietetike?

Njerëzit, të cilët konsumojnë pije dietetike, janë më të prirë që të konsumojnë më pas ushqime me shumë sheqer, gjë që ndikon tek ta më pas që të shtojnë në peshë, të trashen. Shkencëtarët që e kanë konstatuar një gjë të tillë mendojnë se kjo shkaktohet për shkak të ëmbëltuesve artificialë, që përdoren te pijet, e të cilët nuk arrijnë që ta shuajnë urinë për sheqer.

Studimi është bërë nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit Krishter të Teksasit, por nuk është i vetmi që e lidh përdorimin e pijeve dietetike me shtimin në peshë. Sarah Hill, profesoreshë e psikologjisë në këtë universitet, thotë se konsumimi i pijeve dietetike duket se ju bën që të përcaktoheni më pas për ushqime jo të shëndetshme. Studimet e mëparshme kanë konstatuar se ëmbëltuesit artificialë, të cilët janë të pranishëm në sasi të mëdha në pijet dietetike, shoqërohen me një aktivizim më të madh të qendrës së shpërblimit në tru, gjë që shoqërohet me konsumimin më të madh të ushqimit.

(Kosova Sot Online)