Çokollata dhe vera e kuqe ndihmojnë në parandalimin e glaukomës

  • 30 July 2019 - 08:27
Çokollata dhe vera e kuqe ndihmojnë në parandalimin e glaukomës

Nuk është tretmani më i përshtatshëm për sëmundjen serioze të syve, glaukoma, e cila dërgon në verbëri, por simptomat mund të zbuten, duke ngrënë çokollatë apo duke konsumuar verë të kuqe. Gjendja mund të zbutet po ashtu duke konsumuar kafe apo çaj të gjelbër, duke ngrënë më shumë fruta dhe perime.

E gjithë kjo vjen në bazë të një studimi të fundit që ka ekzaminuar efektin e dietës në glaukomë, një nga sëmundjet më të shpeshta të syve. Të gjitha ushqimet e përmendura janë të pasura me antioksidues, të cilët me sa duket përmirësojnë funksionimin e retinës te pacientët, së paku për një kohë të shkurtër, pohojnë ekspertët.

Sido që të jetë, ekspertët pohojnë se shpresa e vetme për shërim është terapia me gjene, pasi që shpeshherë sëmundja është trashëguese nga prindërit. Hulumtuesit spanjollë që kishin marrë pjesë në studim kanë pohuar se vera e kuqe, çokollata dhe çaji i gjelbër mund të ofrojnë dobi në shërimin dhe parandalimin e glaukomës.

(Kosova Sot Online)