Mjalti -ilaçi universal për organizmin e njeriut

  • 02 August 2019 - 08:43
Mjalti -ilaçi universal për organizmin e njeriut

Me shekuj të tërë mjalti përdoret në ushqim dhe në shërimin e shumë problemeve shëndetësore. Posedon substanca të forta kundër baktereve, por edhe shëron plagët.

TRAJTIMI I PLAGËVE Ajo që e kanë bërë në Egjiptin e vjetër vlen edhe për sot. Nëse dëshironi që në mënyrë të shpejtë t'i shëroni apo thani hapësirat e lënduara, vendosni pak mjaltë.

KUNDËR PARAZITËVE NË ZORRË Përzieni pak ujë, uthull dhe mjaltë. Ndoshta shija nuk është e përsosur, por mund t'ju ndihmojë në zbutjen e infeksioneve në zorrë.

SHËRON DHIMBJET PAS DEHJES Niveli i lartë i fruktozës në mjaltë i ndihmon trupit për përpunim më të shpejtë të alkoolit,e pas një nate të zhurmshme dhe me plot alkool, hani një lugë të madhe mjaltë dhe do t'i hiqni qafe dhimbjet e kokës. Edhe më e shëndetshme është nëse mjaltin e përzieni me çaj.

ILAÇ PËR FYTYRË Mjalti mund të përdoret edhe si piling natyral. Pastrojeni fytyrën me mjaltë dhe ujë të vakët. Pos kësaj, mjalti ndihmon në largimin e puçrrave, njollave dhe akneve. Mjalti pos se pastron fytyrën, ai po ashtu trupit i dhuron energji e po ashtu zvogëlon hormonet e stresit që mundëson një gjumë të rehatshëm.

(Kosova Sot Online)