Misri, burimi i vërtetë i shëndetit

  • 02 August 2019 - 08:44
Misri, burimi i vërtetë i shëndetit

Misri është një bimë njëvjeçare, që vjen nga Amerika Jugore dhe ajo e Mesme. Në veten e tij përmban shumë pak yndyrë, përderisa është i pasur me niseshte, proteina dhe sheqer. Ky artikull ushqimor është burim i vërtetë i ushqimit, është i pasur me vitaminat B dhe C, acid folik, fosfor, kalium dhe magnez. Me një përpunim me ngrohtësinë, misri bëhet edhe më i shëndetshëm, sepse me zierjen apo pjekjen e tij lirohen molekula të cilat e mbrojë organizmin nga ndikimi i dëmshëm i radikalëve të lirë.

Kokrra e misrit është e pasur me fibra, që në mënyrë krejt natyrale ul nivelin kolesterolit të dëmshëm në gjak. Ky ushqim mbron edhe nga kanceri, sëmundjet e ndryshme të zemrës, katarakti, si dhe sëmundja e Alzheimer-it. Acidi folik nga misri është shumë e rëndësishme për zhvillimin e sistemit nervor te fetusi në stomak përderisa në tre muajt e parë të shtatzënisë miri ju sugjerohet të gjitha femrave. Në mjekësinë popullore misri përdoret për humbjen në peshë.

Mëndafshi i misrit është i pasur me fibra bimore, prandaj ndikon në uljen e kolesterolit të keq si dhe ndalon lajmërimin e kancerit në zorrë të trashë.

(Kosova Sot Online)