Për vetëm tri ditë hiqni 3.5 kilogramë

  • 02 August 2019 - 15:03
Për vetëm tri ditë hiqni 3.5 kilogramë

Shpeshherë pyetemi si të humbim në peshë shpejt dhe shëndetshëm dhe si ta ruajmë linjën vitale. Falë dietës treditëshe, lehtë mund të humbni deri 3.5 kilogramë

DITA E PARË

Kafjalli: një grejpfrut, dy rriska bukë dhe dy lugë gjalpë nga kikirikët. Dreka: tunë apo djathë pa yndyrë dhe dy rriska bukë integrale. Darka: 150 gramë mish të bardhë të pulës, perime të gjelbra si spinaqi apo kungulleshkë, një mollë apo dardhë, pak akullore nga vanilja, por pa sheqer.

DITA E DYTË

Kafjalli: vezë të gatuara, dy rriska bukë integrale, gjysmë banane. Dreka: gjysmë konserve tunë apo djathë pa yndyrë, dy rriska bukë integrale. Darka: perime të gjelbra, gjysmë banane.

DITA E TRETË

Kafjalli: katër keksë të njelmët, një rriskë djathë pa yndyrë, një grejpfrut. Dreka: vezë të gatuar, dy rriska bukë integrale Darka: gjysmë konserve tunë apo djathë pa yndyrë, dy rriska bukë integrale, perime të gjelbra. Këshillë: Dietën mund ta aplikoni edhe më gjatë se tri ditë, por mos harroni të konsumoni mjaft lëngje. Sugjerohen 10 gota ujë në ditë.  

(Kosova Sot Online)