Jeni djegur në plazh? Zgjidhjet që i keni në shtëpi

  • 07 August 2019 - 08:09
Jeni djegur në plazh? Zgjidhjet që i keni në shtëpi

Lëkura është delikate dhe bëhet edhe më shumë, sidomos në verë, kur ekspozohet në diell pa mbrojtje, kryesisht në plazh, duke rrezikuar që të dëmtohet seriozisht.

Djegiet nga dielli, janë mjaft të shpeshta në këtë periudhë, por nga ana tjetër ekzistojnë disa zgjidhje natyrale që i keni në shtëpi, të cilat iu shpëtojnë nga sikleti.

Si të veproni? Nëse keni bimë aloe vera në shtëpi, lëngun e saj lyejeni në zonën e djegur dhe do të shikoni që do të qetësoheni menjëherë.

Edhe lëngu i kamomilit i aplikuar në zonën e interesuar me një copë pambuk, ju garanton një qetësi të admirueshme.

Edhe patatet e prera hollë dhe të vendosura në zonën e djegur, lehtësojnë ndjesinë e djegies dhe bëjnë që të ndiheni më mirë.

(Kosova Sot Online)