Shërimet më të çuditshme përmes historisë

  • 08 August 2019 - 18:41
Shërimet më të çuditshme përmes historisë

Edhe në kohët e lashta, mjekësia tradicionale ka pasur përparësitë e veta, megjithëse janë përdorur mjete dhe ilaçe që për kohët moderne janë të paimagjinuara.

MERKURI KUNDËR SIFILIZIT

Në vitin 1494, Mbreti Çarls i Francës, i VIII-ti, me sukses kishte pushtuar Nepalin, por kjo kishte rezultuar që ushtarët e tij të vuajnë nga epidemia e sifilizit. Ky infeksion seksual, që bartet, kishte arritur në Angli disa vite më pas dhe trajtimi kryesor ishte vaji i merkurit. Nuk ekziston ndonjë fakt që merkuri ka ndonjë efekt ndaj sifilizit, megjithëse ishte përdorur edhe në shekullin e 20-të. Shumë pacientë kishin vdekur si pasojë e helmimit me merkur. Sot: 'Falë Zotit tashmë kemi antibiotikët për këtë infeksion', thotë dr. Dixon.

NARKOTIKËT KUNDËR KOLLËS DHE FTOHJES

Në shekullin e 19-të, shurupet që ishin 'miqësuar me fëmijët' dhe pudrat ishin zhvilluar, me premtimin se do ta lehtësojnë dhimbjen e dhëmbëve, kollën dhe ftohjen. Reklamat e përditshme kishin demaskuar të vërtetën, kishin qenë të mbushura me kokainë dhe heroinë. Shurupi i zonjës Winslow, përmbante 65 mg morfinë. Sot: 'Kur fëmijët kanë infeksion në gjoks, simptomat zakonisht shërohen për disa ditë', thotë dr. Dixon.  

QEPA KUNDËR MURTAJËS

Në vitet 1500, ishte menduar që vendosja e qepëve dhe e hudhrës nëpër dhomë do të mund të ndikonte në largimin e murtajës. Sot: 'Ne për fat të mirë nuk brengosemi për murtajën, por qepa nuk do të ndihmonte në këtë drejtim', thotë dr. Dixon. 

KININA KUNDËR MALARIES

Gjini dhe toniku për të parën herë ishte menduar si trajtim kundër malaries. Kinina vret parazitët, që kalojnë nëpër trup, kur trupi të jetë infektuar si pasojë e pickimit nga mushkonjat. Uji i tonikut ishte shpikur për ta maskuar shijen e pakëndshme. Sot: Kinina është ilaç i rëndësishëm kundër malarie

PJESËT E TRUPIT TË FAMILJES MBRETËRORE KUNDËR SËMUNDJEVE TË LËKURËS

Kur Çarlsi i parë ishte ekzekutuar, turma kishte futur duart në gjakun e tij, me të vetmin qëllim se mendoni se do t'jua shëronte puçrrat e tyre. Në mesjetë, prekja nga një anëtar i Mbretërisë besohej se shëron skrofullën. Sot: 'Tash përdorim kremra dhe zbutës', thotë dr. Dixon. 

(Kosova Sot Online)