Vetëm 8 nga dobitë e shumta të mishit të bardhë të pulës

  • 13 August 2019 - 18:01
Vetëm 8 nga dobitë e shumta të mishit të bardhë të pulës

Pula dhe gjeli i detit janë konsideruar si ushqimet më të shëndetshme dhe pjesë mjaft e rëndësishme e menusë tonë ushqimore. Prandaj dhe dietologët e ndryshëm këmbëngulin fort në futjen e këtij ushqimi në listat ushqimore.

Rëndësia e konsumimit të mishit të bardhë:

-Proteina natyrale të nevojshmë për organizmin. Ky mish përmban gjithashtu të gjitha aminoacidet që i nevojiten trupit duke u konsideruar kështu ‘plotësues’.

-I pasur me hekur.

-I tretshëm për organizmin. Vlerat që përmban ky mish shpërbëhen lehtësisht duke bërë të mundur përfitimin e plotë të mineraleve dhe proteinave.

-Ndikon në forcimin dhe zhvillimin e muskujve

-Qëndrueshmëria e kockave. Kalciumi, Vitamina D, Vitamina B12,  proteinat dhe aminoacidet që përmban ky mish luajnë rol të rendsishëm në strukturën kockore.

-Përmirëson fuksionet e trurit. Që nga fetusi e deri kur individi rritet mishi i bardhë i pulës ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor

-Zemra. Sipas studimeve të bëra vitet e fundit ka rezultuar se mishi i bardhë i pulës përmirëson dhe sistemin kardiovaskular.

-Ndihmon në balancimin e sheqerit në gjak. Mishi i bardhë është zgjedhja e duhur për dietën tuaj.

(Kosova Sot Online)