Pesë porcione me fruta dhe perime, të mira për tru dhe parandalim të depresionit

  • 16 August 2019 - 09:03
Pesë porcione me fruta dhe perime, të mira për tru dhe parandalim të depresionit

P esë porcione në ditë me fruta dhe perime jo vetëm se ju alargojnë sëmundjet, por do të mund edhe të ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor. Studimi i fundit ka zbuluar se shëndeti mendor i një personi ndërlidhet edhe me faktin se sa prodhime të freskëta konsumon. Studiuesit pohojnë se të qenët mirë mendor manifestohet te njerëzit duke funksionuar mirë dhe në ndjenjën e mirë shpirtërore.

Optimizmi, lumturia dhe marrëdhëniet e mira janë pjesë e shëndetit mendor. Më shumë se një e treta e njerëzve me shëndet të mirë mendor i kishin konsumuar pesë apo më shumë porcione me fruta apo me perime brenda një dite të vetme, në krahasim me ata persona, vetëm 6.8 për qind e atyre që kishin konsumuar vetëm një porcion në ditë.

Rreth 31 për qind e personave që ndiheshin mirë mendërisht kishin konsumuar tri deri katër porcione me fruta dhe perime brenda një dite të vetme, përderisa 28 për qind e tyre ndiheshin mirë dhe të lumtur me shëndetin mendor që kishin konsumuar dy apo tri porcione me fruta dhe perime. Hulumtimet paraprake kanë vërtetuar se konsumimi i pemëve, perimeve dhe frutave ka ndikuar në parandalimin e së paku një sëmundje kronike te njerëzit. Sëmundjet kronike përfshijnë shtypjen e artë të gjakut, kolesterolin e lartë, diabetin, artritin, hepatitin, sëmundjet e zemrës, astmën, pikën në tru dhe kancerin.

(Kosova Sot Online)