Lidhshmëria ndërmjet stresit në punë dhe astmës

  • 18 August 2019 - 08:40
Lidhshmëria ndërmjet stresit në punë dhe astmës

Edhe nëse kurrë nuk keni pasur probleme me frymëmarrje, nëse vazhdimisht shqetësoheni se do të mbeteni pa punë, atëherë do të rritet rreziku që të sëmureni nga astma. Në studim, në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 7000 pjesëmarrës, shkencëtarët kanë ardhur deri te përfundimi se sa më shumë që dikush të jetë i shqetësuar rreth humbjes së mundshme të punës, aq më i rrezikuar është ai nga paraqitja e astmës. Ata që besonin se, brenda dy vitesh, kishte shumë gjasa që të ngelnin pa punë ishin për 61% më të rrezikuar që të sëmureshin nga astma. Shkencëtarët besojnë se për këtë fajin më të madh e ka inflamacioni, i cili mund të paraqitet si pasojë e stresit. 

D.m.th, stresi ndikon te proceset inflamatore që lidhen me paraqitjen e astmës. Stresi i vazhdueshëm e dobëson sistemin tonë imunitar. Për ta evituar një gjë të tillë, mund të merremi me meditim, apo të bëjmë ushtrime të cilat i ruajnë mushkëritë. E, nëse mund ta gjeni një vend më të sigurt të punës, bëjeni këtë menjëherë, edhe nëse aty keni rrogë më të vogël.

 

(Kosova Sot Online)