A mund të zbulohet depresioni me një analizë të gjakut?

  • 18 August 2019 - 08:44
A mund të zbulohet depresioni me një analizë të gjakut?

Kërkuesit shkencorë nga Universiteti "Northwestern" kanë shpikur një version të hershëm të analizës së gjakut, me qëllim të diagnostikimit të depresionit. Ata e kanë provuar këtë analizë dhe i kanë botuar rezultatet këtë javë në një studim në revistën "Translational Psychiatry". 

Kërkuesit shkencorë kishin rekrutuar 32 pacientë, të cilët ishin diagnostikuar me depresion, duke përdor një vlerësim standard klinik, si dhe 32 persona pa depresion, për të shërbyer si grup i kontrollit. 

Kërkuesit më pas morën gjakun nga secili pjesëmarrës, duke e analizuar atë me nëntë bio-markerë të depresionit. Jo vetëm që kërkuesit qenë në gjendje ta dinin se kush vuante, e kush nuk vuante nga depresioni duke u bazuar vetëm në analizën e gjakut, por ata qenë po ashtu në gjendje edhe ta përcillnin mënyrën sesi ndryshonin bio-markerët gjatë periudhës prej 18 javësh me terapi kognitive-bihejvorale.

Ekspertët thonë se depresioni nuk është vështirë që të diagnostikohet. Vlerësimet klinike janë të standardizuara, të shpejta dhe të lehta. Megjithatë, kjo është analiza e parë e gjakut për zbulimin e ndonjë çrregullimi mendor te të rriturit.

 

(Kosova Sot Online)