Çaji i cili forcon imunitetin

  • 21 gusht 2019 - 14:58
Çaji i cili forcon imunitetin

Mos prisni që t'ju rrjedhë hunda, t'ju dhemb fyti dhe të merrni temperaturë, por me kohë dëgjoni këshillat e mjekut, të cilat ju sugjerojnë çaj të bimëve si masë parandaluese. Çaji nga kamomili, borziloku dhe menta lehtë përgatiten. Moti tash është i ndryshueshëm, ditët herë janë me diell e herë me shi dhe me erë, e kjo ndikon keq në sistemin tuaj imun.

Ndryshimi i temperaturave, moti i vranët dhe mosvullneti i vjeshtës mund t'ju sjellin sëmundje, sepse dobësojnë sistemin mbrojtës të organizmit. Përzieni një lugë kamomil, borzilok apo mentë me 2 dl ujë të vluar. E lini të qëndrojë për disa minuta. Kur çaji të jetë ftohur mjaftueshëm, mund ta pini duke shtuar një lugë mjaltë apo kanellë sipas dëshirës tuaj. Kjo pije e ngrohtë do t'ju ngrohë dhe ju do t'i harroni pecetat gjatë kësaj vjeshte. Pos kësaj, ju liron nga stresi dhe tensionimi ditor. 

(Kosova Sot Online)