Shujta e vonë? Pesë ushqimet që nuk ndikojnë në mbipeshë

  • 23 August 2019 - 18:55
Shujta e vonë? Pesë ushqimet që nuk ndikojnë në mbipeshë

Me siguri keni dëgjuar për rregullin që,kur jeni në dietë të mos konsumoni asgjë pas orës 20:00 në mbrëmje,sepse është e dëmshme dhe ka efekt negativ në belin tuaj.

Në vijim ju paraqesim ushqimet që mund t'i hani natën vonë,pa dëmtuar dietën dhe pa shtuar belin.

Qumështi

Qumështi, vetvetiu nuk përmban sasi të madhe të kalorive, kështu që është i shkëlqyeshëm për netët e vona. Posedon triptofan, aminoacid ky, i cili ju ndihmon të flini më shpejt. Triptofani është përgjegjës për shtimin e prodhimit të serotoninës në organizëm. Si bonus shtesë, kalciumi dhe vitamina D, me të cilat qumështi është i pasur mund t'ju ndihmojnë ta përmirësoni shëndetin e eshtrave.

Perimet

Ndoshta perimet nuk ju ngopin si ushqim për orët e vona, por mbani mend se në orët e vona duhet të hani ushqim të lehtë dhe nuk është qëllimi që të ngopeni, por ta "mashtroni" lukthin. Pra, kur në pyetje është shujta e vonshme (madje edhe darka e hershme), ekspertët sugjerojnë që t'u qaseni perimeve. Dhe, nuk keni pse të brengoseni për sasinë, sepse kanë pak kalori. 

Frutat me lëvozhgë të fortë

Janë të pasur me antioksidues dhe janë zgjidhje e shkëlqyeshme për orët e vona, sepse ju ngopin mirë. Mirëpo, nuk duhet ta teproni - mjafton një grusht i dorës, sepse gjithçka më shumë ka efekt negativ.

Gjeldeti

Proteinat e payndyrshme nuk janë vetëm themel për muskuj, por edhe mënyra e duhur që të mbeteni të ngopur, pa e "zgjeruar" belin. Mishi pa yndyrë ka më pak kalori, kështu që nëse në orët e vona ju kap uria, mishi i gjeldetit është opsioni i duhur.

Drithërat integrale

Sikurse edhe qumështi, ushqimet e pasura me karbohidrate ndihmojnë në rritjen e triptofanit në organizëm. Por, kini kujdes: makaronat, buka e bardhë dhe çipsat shkaktojnë kërcim të shpejtë të sheqerit, që ndikon në gjumë jo të qetë. Mirëpo, drithërat integrale kanë efekt të kundërt, ju dhurojnë gjumë të rehatshëm dhe nuk ndikojnë në masën e belit.

(Kosova Sot Online)