Zbulohet sekreti i metastazës së kancerit

  • 24 August 2019 - 10:06
Zbulohet sekreti i metastazës së kancerit

Shkencëtarët amerikanë janë në prag të një zbulimi revolucionar në trajtimin e kancerit. Kjo do të bëhet e mundur nëse tregohen si të vërteta gjetjet e doktorit Ksi Feng Vu nga Universiteti i Kalifornisë.

Ai ka bërë me kolegët e tij një studim, me qëllim të kuptimit se si vjen deri te përhapja e kancerit, apo krijimi i metastazave të tij në pjesët e tjera të organizmit. Rolin kyç e ka enzima me emrin UBC13, i cili te kanceri gjendet në përqendrim dy deri tri herë më të lartë sesa në indin e shëndoshë. Edhe pse bëhet fjalë për një enzimë shumë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ajo ka edhe një rol "të errët". 

Ajo enzimë në fakt i urdhëron qelizat e kancerit të gjirit që të përhapej gjetiu nëpër organizëm. Me këtë rast qelizat e shëndosha e humbin betejën me kancerin, meqë enzima UBC13 e përforcon aktivitetin e proteinës p38, e cila mundëson kalimin e malinjitetit te indi i shëndoshë

(Kosova Sot Online)